Kush është “Fajkoi”? Shpërthen në lot Murat Basha: Ky qelbësira më spiunoi, futën një grua që thoshte hajde arratisemi

23/01/2025 09:04

Murat Basha rrëfeu në emisionin Top Story pseudonimin e personit që e tradhtoi tek Sigurimi i Shtetit.

Pseudonimi i tij ishte “Fajkoi”, i biri i Petro Markos, Jamarbër Marko, I cili e raportonte për çdo lëvizje që bënte.

Basha: Unë jam përndjek dhe ka nisur që në ushtri, ku kanë thënë se kam thënë që tradhtia më e madhe është tradhtia ndaj shokut, unë gjykoj që kur ti tradhton shokun…ishte gjë e shtrenjtë miqësia, sot është konvertu në interes dhe para, unë jam zhgënjy nga ai person dhe do ta jap emrin, ai qelbësira. Ai tha do të arratiset do të shkojë në Amerikë, nuk ia kam thënë këtij se ai ishte frikacak, ia kam thënë dikujt tjetër, është një burrë që punon tek Autoriteti i Dosjeve, Selami Zalli quhet respekt, atij i kam kërku të na nxirrte nga Tropoja të arratiseshim, po jo këtij, nuk i besoja, pastaj vazhdon historia, unë përjashtohem nga sporti. U thash dy shokëve të mi të ngushtë që mos rrini më me mu se unë do të arrestohem, ata më thanë do të rrimë me ty se ti s’po bën gjë, ne të kemi shok.

U largova sse nuk doja t’u bëhej keq, në dosje janë emrat e tyre, thuhet çfarë duan ata me armikun Murat Basha. Çfarë të them tjetër, që më futën një femër që vinte me magnetofon dhe thotë Murat kur do të arratisemi, ça të arratisem unë i thash, e dinte gjysma e Tiranës që ajo ishte agjente e sigurimit të shtetit, ka vdek, ishte 10 vite më e madhe se unë.

Po ça kisha bërë, kisha vra njeri? Doja të jetoja i lirë, nuk e duroja dhunën, por për një gjë, aty thotë një fjalë, dyshohet për veprimtari armiqësore. Ai sistem na pat vënë përballë vetes, për këtë më ka bërë nder. Më thuaj një emër nga këta që nga ’92 në politikë deri më sot që kanë qenë përballë atyre që ata i kanë njoft për kundërshtarë, njeh ndonjë ti?

Unë dhe shumë njerëz të tjerë kemi qenë përballë atyre me fakte dhe letra, di një një nga këta në politikë që kanë qenë përballë atyre, kundërshtarit, apo kanë qenë me ata. Ata janë në sistem sot. Unë dija si t’i ruhesha atyre, fillova t’u largohesha të gjithë njerëzve, edhe dy shokëve të mi të ngushtë që t’u mos u bëj keq atyre, por unë kisha rënë në mina, shoku që unë rrija gjithë ditën ishte kryespiuni Fajkoi që më spiunonte për çdo gjë, s’kisha dyshuar kurrë, e kisha shok, e doja, jam munduar ta ndihmoj, ai spiunonte, por thoshte edhe jo të vërteta.

Shkuam një ditë tek hotel Arbëria, porosisnim verë dhe thoshte do t’i gjuaj fotografisë së Enver Hoxhës se ai ka qenë…e kishte fjalën për anën seksuale të tij, i thosha mbylle gojën se po na merr në qafë idiot. Dhe ky është Jamarbër Marko, i biri i Petro Markos, ja ku e ke me dokument të ish Sigurimit të Shtetit, janë edhe 5 emra të tjerë. Ai ka vdekur dhe nuk ka asnjë njeri më në jetë, ka një motër, nuk ka fëmijë, ky më ka bërë dëmin më të madh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA