Me debate është shoqëruar diskutimi në studion e Top Story këtë mbrëmje, mes Flamur Nokës dhe Blendi Klosit.
Debati është ngritur teksa diskutohej për zgjedhjet e 11 majit dhe formulat që partitë, PS dhe PD kanë zgjedhur për të shkuar drejt fitores së aspiruar.
Pjesë nga debati:
Noka: Bota e errët e krimit që është aty përballë dhe e faktuar, nuk njeh çështje zgjedhja.
Klosi: Merru me botën tënde të humbjes.
Noka: Ti je përfaqësues i botës së krimit.
Klosi: Mendon ti kështu dhe unë duet ta pranoj? Mendon ti gabim?
Noka: Lista e Durrësit Klos, kryetari yt është i pari. Ku e ke ti sot Çyrbjen? Rrahman Rrajën? Çfarë do i thuash shqiptarëve ti. Listën që paraqet kryetari i partisë tënde dhe kryeministri, e ka emëruar krimi i organizuar dhe kjo e faktuar dhe e dokumentuar. Më gjej një në forcën tonë politike që e ka emëruar krimi.
Klosi: Si e shoh unë këtë listë. Në radhë të parë, është keq dhe që e pranon, por të gjithë burra. Të gjenit dhe ndonjë grua të drejtonte ndonjë qark. Të gjithë vijnë në këtë garë si humbës permanentë. Shumë pak nga këta nuk kanë humbje rresht. Vijnë në këtë garë për të fituar. Asnjë nuk ka një gjë për të thënë ndryshe nga ato që njerëzit janë mësuar me forcat politike. Të gjithë janë në atë listë vetëm në momentin kur pranojnë t’i qëndrojnë besnik Sali Berishës. Të gjithë janë të rrezikuar për sa kohë nuk shkonin te ballkoni.
Noka: Pse nuk i thoni ju shqiptarëve që ju nuk shkoni të hani bukë në shtëpi pa lejen e kryetarit?! Ne po flasim për përfaqësues të zgjedhur nga vota e lirë, jo nga krimi i organizuar.
Klosi: Të gjithë shkojnë nga humbja në humbje. Të gjithë vijnë nga humbje.
Noka: Ju të gjithë të jeni të varur nga kryetari. Ju thotë kryetari mos i hapni telefonin grave dhe ju s’i hapni telefonin grave. Kjo forca jonë politike ka një kryetar që i respekton në mënyrë dinjitoze të gjithë bashkëpunëtorët dhe vartësit e tij.
Top Channel