EUROPA LEAGUE/ Man. Utd ia del në fund përballë Rangersit të Bajramit, Lazio “blindon” kreun, humb Roma (Rezultatet dhe Renditja)

23/01/2025 23:02

Europa League zhvilloi dhe javën e shtatë të fazës së ligës (formati i ri), e transmetuar në DigitAlb, teksa Lazio u bë e para skuadër që siguroi kualifikimin në 8-shen më të mirë.

Bardhekaltrit italianë arritën një tjetër fitore të rëndësishme, kësaj radhe duke mundur Real Sociedad në “Olimpico” me rezultatin 3-1 dhe duke “blinduar” kreun e ligës me 19 pikë,

Manchester United arriti një fitore të rëndësishme përballë Rangersit të Nedim Bajrami. Edhe pse ylli i Kombëtares shqiptare ishte titullar, sërish nuk arriti të ndalte “Djajtë e Kuq”, të cilët u nderuan nga një autogol i ish-portierit të tyre, Butland. Skocezët barazuan në minutën e 88’ me anë të Dessers, por ishte Bruno Fernandes në minutën e 90+2’ që siguroi tre pikët për ekipin e Amorim.

Roma mori një rezultat zhgënjyes në Holandë, duke u mposhtur 1-0 nga AZ Alkmaar, duke rrezikuar kualifikimin në raundin tjetër.

Gjithashtu e rrezikuar është edhe Porto. Portugezët u mposhtën 0-1 nga Olympiacos dhe për momentin ndodhen jashtë 24-shes më të mirë.

Tottenhem arriti një fitore të rëndësishme në Gjermani me rezultatin 2-3 përballë Hoffenheim, ndërsa Frankfurt triumfoi në shtëpi me rezultatin 2-0 përballë Ferencvaros.

Ajax u trondit në transfertë nga RFS, duke u mposhtur në Letoni nga RFS, ndërsa Fenerbahçe e Mourinhos barazoi pa gola me Lyon.

REZULTATET:

RENDITJA:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA