“Edhe nëse s’kanë pasaportë apo ID shqiptare, duhet të votojnë”, kërkesa e PD, Klosi: Këta dhe kërkesat i kanë absurde! Motra ime 25 vite në…

23/01/2025 22:57

Ndërsa diskutohej për votën e diasporës në studion e Top Story, Flamur Noka dhe Blendi Klosi janë përplasur sërish.

Noka tha se PD ka dhe një tjetër kërkesë që lidhjet me votën e diasporës, duke thënë se duan që të votojnë të gjithë ata që janë shqiptarë, por që nuk kanë një dokument identifikimi shqiptar, por kanë një pasaportë të një shteti tjetër, mirëpo që figurojnë në regjistrin e gjendjes civile në vend.

Klosi i tha se kjo është e jashtëligjshme sepse nëse dokumentet nuk janë të njësuara me ato shqiptare, nuk mund të të verifikohet që bëhet fjalë për të njëjtin person.

“Nga diaspora duam që të votojnë edhe ata që figurojnë në regjistrin e gjendjes civile, por nuk e kanë një pasaportë apo kartë identiteti, sepse edhe ata kanë të drejtë, sepse kanë një familjarë që e mbajnë me para këtu”, tha Noka.

“Tani PD në mes të lojës thotë ‘prit se do e ndryshojmë lojën’, që është absurd në një vend normal. Pra prishja e lojës në mes të garës dhe e dyta, më absurde se e para që tregojnë si funksionojnë këta, të jashtëligjshëm, të votojnë thonë me çfarë dokumenti që të kenë”, tha Klosi.

“Mashtrues, thamë me pasaportë të huaj jo me çfarë dokumenti të kenë, replikoi Noka.

“Po kujt i thua mashtrues. O Flamur dëgjo çfarë po të them. Motra ime ka 25 vite në Kanada, ka pasaportë kanadeze, si do e vërtetojë ajo që është Vjosana Klosi kur nuk njësohen shenjat e gishtave dhe kur nuk e ka një pasaportë apo letër identifikimi shqiptare? “, tha Klosi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA