Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish komentuesve në rrjetin social Facebook.
“Shumë investime në luks dhe gjëra dëfrimi (Shqipëri për të huajt dhe për pak shqiptarët) shpien në varësi nga prurjet e turizmit dhe paqëndrueshmëri ekonomike. Duhen investime nbë ekonominë bazë që mban popullin të lidhur me territorin si në bujqësi dhe industri të lehtë përpunuese, pse jo dhe në naftë minerale që duhet ti kthehen shtetit.
Falimentimi i shteteve dhe zhytja në borxhe erdhi kur neliberizimi i detyroi shtete të shesin asete prodhuese me fitim”, ka qenë ky komenti që kreu i qeverisë i është përgjigjur duke thënë se vetëm në vitin 2024 ka pasur rreth 980 mijë pushues vendas.
“Shqipëria për të huaj dhe pak për shqiptarët. Me të vërtetë e ke? Këta të huajt kur vijnë, e marrin ushqimin me vete apo hanë në tryezat e shqiptarëve? Vijnë me krevat në krahë apo flenë në hotele, bujtina. Kjo është çudi e madhe kur thuhet se shqiptarët nuk bëjnë turizëm ose s’ka shqiptarë të tjerë përveçse disa që vijnë nga Tirana, sa shqiptarë bëjnë pushime brenda apo lëvizin për fundjava dhe s’po flas pë rata që ishin me pushime jashtë, por po flas për ata që jetojnë në Shqipëri. Ja çfarë thotë INSTAT, jo qeveri, 979 456 shtetas rezidentë shqiptarë kanë qenë pushues në hotelet dhe bujtinat e vendit gjatë 2024. Dhe këtu nuk futen ata që kanë rezidenca dytësore, ata që nuk e duan qeverinë, nuk është faj, përdorin argumentin se qenkam jashtë realitetit. S’ka rrugë, drita, ujë e bukë. Por si shpjegohet që kur realiteti paska qenë më i mirë derisa erdhëm ne dhe e prishëm. Shqipëria shihej si dele e zezë dhe turistët që vinin nga jashtë ishin shumica dërrmuese shqiptarë emigrant apo shqiptarë të Kosovës dhe të RMV. Ndërsa sot jo vetëm që këta të fundit janë shtuar, por edhe miliona të huaj. Inati e bënka njeriun të verbër e shurdh tamam tifoz futbolli ndërkohë të gjithë këtu kemi një flamur, atë të Shqipërisë. Sidoqoftë dielli nuk mbulohet me shoshë dhe shqiptarët që luftojnë punojnë dhe vlerësojnë gjërat e bëra me punë, i kanë të qartë.”, thotë Rama.
Top Channel