Nuk lejonte gruan të punonte dhe i kërkonte të rrinte në shtëpi me fëmijët, gjykata dënon burrin

22/01/2025 21:09

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Torino të Italisë, ku një burrë është dënuar nga Gjykata pasi nuk lejonte bashkëshorten e tij që të punonte.

Fillimisht ajo punonte në kompaninë e tij, por e padeklaruar dhe pa një rrogë. Më pas kur ajo gjeti një punë të re në industrinë e turizmit, ai nuk e lejonte atë dhe e telefononte vazhdimisht duke i bërë presion që të tërhiqej dhe të kthehej në shtëpi që të kujdesej për fëmijët e tyre.

Kjo ishte një ndër arsyet që e bënë atë që t’i drejtohej Gjykatës me një padi. Pas shqyrtimit të rastit, autoritetet e drejtësisë e shpallën atë fajtor, duke e dënuar me gjobë.

Sipas mediave italiane, ai u akuzua për kontroll dhe denigrim.

Megjithatë, gjyqtarët nënvizuan që “sjellja e tij synonte të pengonte emancipimin ekonomik të gruas së tij” me supozimin se ishte më mirë që ajo të rrinte në shtëpi me fëmijët e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA