NATO nis hetimet për lëvizjet e paautorizuara të nëndetëseve ruse! Britania e Madhe: Ne e dimë se çfarë po bëni

22/01/2025 22:03

NATO ka nisur një hetim për lëvizjet e paautorizuara të nëndetëseve ruse në gjirin finlandez.

Në Gjirin e Finlandës, disa zhytës dhe dronë po dërgohen për të hetuar atë që duket të jetë një tentativë për të sabotuar furnizimin e Evropës me gaz dhe internet nga Rusia, raporton The Times. Në fund të vitit të kaluar në harkun kohor të dy muajve janë shkëputur tre kabllo nënujore.

Specialistët kanë mbërritur si pjesë e operacionit “Baltic Sentry”, një mision i NATO-s për të patrulluar kufirin me Rusinë dhe për të mbrojtur tubacionet e gazit dhe kabllot e internetit mbi të cilat furnizojnë Evropën.

Këtë javë njësia u mblodh për herë të parë në brigjet e Talinit, kryeqytetit të Estonisë, me dy F-35, avionët luftarakë më të avancuar në botë, duke “çarë” qiellin e Balltikut në një shfaqje ushtarake.

Flotilja përfshin një fregatë holandeze, HNLMS Tromp, një gjuetar minash gjermane, FGS Datteln dhe një anije holandeze vëzhgimi, HNLMS Luymes. Më shumë anije, duke përfshirë një korvetë suedeze të klasit Visby dhe një minahedhëse franceze, do të mbërrijnë së shpejti.

Të mërkurën, Britania njoftoi se do të dërgonte aeroplanë “gjuetarë nëndetësesh” P-8 Poseidon dhe aeroplanë spiunë Rivet Joint për të përforcuar misionin e NATO-s në Detin Baltik.

Njoftimi erdhi pasi një anije spiune ruse, Yantar, u gjurmua nga Flota Mbretërore në Detin e Veriut këtë javë, pasi u kap nga një nëndetëse angleze në nëntor të vitit të kaluar, teksa po “bridhte” nëpër infrastruktura të rëndësishme në ujërat britanike.

John Healey, sekretari i mbrojtjes, i tha parlamentit se nëndetësja rusë po “përdorej për mbledhje të dhënash rreth hartës së infrastrukturës nënujore të Mbretërisë së Bashkuar”.

“Ne e dimë se çfarë po bëni”, tha Haley duke iu drejtuar Putin në shenjë paralajmërimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA