Moska i përgjigjet kërcënimeve të Trump: Duhet të veprojë pasi të shqyrtohet…

22/01/2025 21:45

Zëvendës i dërguari i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Dmitry Polyanskiy i është përgjigjur kërcënimeve të Donald Trump ndaj Moskës.

Presidenti amerikan tha se do të vendosë tarifa dhe sanksione nëse nuk arrihet një marrëveshje me Ukrainën.

Dmitry Polyanskiy tha se Kremlini do të duhet të shqyrtojë si fillim kushtet e Trump për marrëveshjen përpara se ajo të nënshkruhet.

“Nuk është thjesht çështja e përfundimit të luftës. Është para së gjithash çështja e adresimit të shkaqeve rrënjësore të krizës me Ukrainën”, tha Polyanskiy.

“Pra, ne duhet të shohim se çfarë do të thotë “marrëveshja” në pikëpamjen e Presidentit Trump. Ai nuk është përgjegjës për atë që SHBA ka bërë në Ukrainë që nga viti 2014, një propagandë “anti-Ruse” duke përgatitur një luftë kundër nesh, por tani është në fuqinë e tij që të ndalojë këtë fushatë dashakeqe”, përfundoi Dimitri Polayanskiy.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA