Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit! Liderët flasin se si duhet të jetë Evropa me republikanin në krye të Shtëpisë së Bardhë

22/01/2025 17:48

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë të mërkurën në një konferencë të përbashkët me kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Pallatin Elysee në Paris se me kthimin e Donald Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë, “më shumë se kurrë” i takon Evropës që ta vendosë veten në rend të parë.

Prioriteti i evropianëve duhet të jetë sot edhe më shumë për Evropën tonë dhe para së gjithash për konkurrencën tonë, prosperitetin dhe sigurinë tonë, për të forcuar gjithashtu demokracitë tona dhe për të ruajtur modelin tonë ekonomik dhe social”-u shpreh Macron.

Macroni i ka bërë thirrje Evropës që të shpenzojë më shumë për mbrojtjen në mënyrë që të zvogëlojë mbështetjen e saj tek Shtetet e Bashkuara për sigurinë e saj.

Ndërkaq, kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka paralajmëruar të mërkurën se presidenti amerikan Donald Trump do të jetë një “sfidë” për Evropën gjatë mandatit të tij të ri.

Por Scholz ka theksuar se Evropa dhe Uashingtoni kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie të ngushtë.

 “Evropa nuk do të fshihet, por do të jetë një partner konstruktiv dhe me vetëbesim”.

Udhëheqësi gjerman ka vlerësuar përpjekjet e vendeve evropiane brenda NATO-s për të rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes dhe ka shtuar se kontinenti duhet të ketë besim në fuqinë e tij ekonomike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA