Udhëheqësi suprem iranian, Ali Khamenei e ka etiketuar Presidentin Donald Trumpin si “delirant” pasi e ka përshkruar Iranin si të dobësuar.
Gjatë një fjalimi, Ali Khamenei tha: “E ardhmja do ta tregojë se kush është i dobët”, pa përmendur emrin e Trump, por duke iu referuar qartë presidentit amerikan.
Publiku së bashku brohorisnin “vdekje Amerikës” dhe “vdekje Izraelit” gjatë një pauze në fjalët e tij.
“Saddam Hussein mendonte gjithashtu se Irani ishte i dobësuar, kjo është arsyeja pse ai u mundua ta pushtonte dhe dështoi”, shtoi Khamenei duke iu referuar luftës mes Iranit dhe Irakut në vitet 1980.
“Presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Ronald Reagan gjithashtu mendonte se Irani ishte dobësuar, kjo është arsyeja pse ai i dha kaq shumë ndihmë Husseinit. Ata dhe dhjetëra figura të tjera delirante u dërguan në ferr, por Republika Islamike vazhdoi të forcohej”, përfundoi ai duke paralajmëruar që mund të ndodhte sërish.
Top Channel