Pasditen e krimit, viktima ishte nisur nga Tirana referuar dëshmisë së partneres së tij. Atje kishte lënë takim me një person, detaje të zbuluara nga telefoni i viktimës që u këqyr nga grupi hetimor. Partnerja e tij, nuk kishte asnjë dijeni rreth motivit të saktë të udhëtimit.

Kristjani më lajmëroi se do të udhëtonte drejt Vlorës ditën e ngjarjes, por nuk më tregoi se kush ishte arsyeja, apo kë do të takonte.

Mendohet se viktima, baba i një fëmije të mitur, është mbajtur në vëzhgim që nga momenti kur është nisur nga kryeqyteti kur mori veturën me qira. Grupi hetimor dyshon se Kristjan Marku mund të jetë nxjerrë në pritë.
‘Duke pasur parasysh edhe dijenitë që grupet kriminale kanë për hasmëri që kanë ndërmjet njëri-tjetrin i kanë nxjerrë nëpër prita për të bërë të mundur eliminimin dhe pastrimin e territorit për ta shfrytëzuar vetë’ u shpreh avokati Alfred Bari.

‘Në këtë rast parashikohet cilësimi juridik i veprës që ka lidhje me përgatitjen e kushteve, për kryerjen e një vrasjeje dhe sigurisht që ka dënimet dhe sanksionet penale të paracaktuara. E rëndësishme është të bëjmë kujdes kemi të bëjmë me përgatitje apo me tentative’ u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.

Kristjan Marku ishte pjesëtar i fisit të njohur Bardhi në Rrëshen. Nip i Martin Bardhit, një prej të fortëve të zonës, i ekzekutuar më 26 shtator të vitit 2023, në lokalin e tij. Dyshimet e forta të policisë në lidhje me vrasjen e Kristjanit, lidhen me pistën e gjakmarrjes dhe hasmërive të vjetra të Bardhajve me fisin tjetër të njohur Reçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA