I gjenden në banesë armë zjarri dhe qindra fishekë luftarak, arrestohet 59-vjeçari në Mat

22/01/2025 09:35

Një 59-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë në Mat, pasi i janë gjendur armë zjarri pa leje dhe fishekë luftarakë.

Në banesën e shtetasit me iniciale Rr.M., u gjeta arma e zjarrit kallashnikov dhe 813 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan nga policia.

Mat/Kontrolle intensive, bazuar në inteligjencën policore, për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Mat, operacioni policor i koduar “Burgajeti”.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe qindra fishekë luftarak.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Burgajeti”.

Si rezultat i operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Rr. M., 59 vjeç, banues në fshatin Burgajet, pasi shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov dhe 813 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA