Vetëm në një javë në qytetin bregdetar të Vlorës janë regjistruar gati një mijë raste me virozat e stinës.
Specialistët thonë se shifrat janë disa herë më të larta krahasuar me vitet e shkuara, ndonëse nuk jemi në kulmin e sëmundshmërisë. Gripi aktual sipas tyre është edhe më agresiv duke i detyruar pacientët në shumë raste të shtrohen në spital.
Moskryerja e vaksinës së gripit dhe neglizhenca në mjaft raste sipas mjekut ka çuar edhe në një rritje të numrit të personave të prekur.
Të sëmurët kronikë, moshat pediatrike por edhe mosha e tretë mbeten edhe më të riskuarit nga virozat stinore. Mjeket konfirmojnë se kulmi i sëmundshmërisë është fillimi i muaji shkurt, prandaj apelojnë për më shumë kujdes në popullatë.
Top Channel