CHAMPIONS/ Asllani fiton “derbin” e shqiptarëve me Laçin, përmbysje spektakolare e PSG, City drejt eliminimit (Rezultatet dhe Renditja)

22/01/2025 23:27

Liga e Kampionëve vijoi me spektaklin edhe në ditën e saj të dytë të javës së shtatë.

Në “derbin” e shqiptarëve, mes Qazim Laçit dhe Kristjan Asllanit, pa mesfushorin zikaltër të triumfonte në Pragë me rezultatin 0-1, ndërkohë që sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Indrit Tuci mungonte për shkak të dëmtimit. Ishte Lautaro Martinez që siguroi tre pikët për Interin, që arriti një fitore tepër të rëndësishme përballë Spartës, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt 8-shes më të mirë.

Në këtë rrugë, së bashku me Interin ndodhet dhe Milani, që u mjaftua me një gol të Leaos në pjesën e parë përballë Gironës, duke marrë tre pikët në “San Siro”.

Spektakli erdhi nga Franca me supersfidën PSG-Manchester City. Edhe pse një pjesë e parë e vakët, e cila u mbyll me rrjeta të paprekura, e dyta solli spektakël me 6 gola. “Qytetarët” e Guardiolës realizuan dy herë me Grealish dhe Haaland, por Dembele, Barcola, Neves dhe Ramos sollën përmbysjen spektakolare.

Kështu City momentalisht ndodhet jashtë 24-shes më të mirë që kualifikohet dhe i duhet me çdo kusht fitorja në ndeshjen e fundit përballë Club Brugge, në mënyrë që të mbajë gjallë shpresën.

Kampionët në fuqi të Realit dhuruan spektakël përballë Salzburg, me fitoren e thellë 5-1 në “Santiago Bernabeu”, ndërsa Arsenal fitoi pastër kundër Dinamo Zagreb me rezultatin 3-0.

Surpriza erdhi nga Roterdami, aty ku Bayern Munchen u mposht 3-0 nga Feyenoordi, me bavarezët që me shumë mundësi do të jenë jashtë 8-shes më të mirë.

Në takimet e tjera, Celtic fitoi 1-0 me Young Boys, RB Leipzig mundi Sportuing 2-1 dhe Brest u mposht 2-0 në transfertë nga Shakhtar.

REZULTATET

TABELA

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA