Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pranishëm në ekspozitën e artistit të mirënjohur, Avni Delvina titulluar “Triumph,” dedikuar Presidentit të Amerikës, Donald Trump.

Në një prononcim për gazetarët gjatë ekspozitës, Berisha u shpreh se Trump mori mandatin e dytë jo vetëm si shpëtimtari i Amerikës, por edhe i lirisë së botës.

Së pari, dua të përgëzoj nga zemra Avni Delvinën për këtë ekspozitë, kushtuar ndofta ngjarjes më të rëndësishme pas luftës së dytë botërore dhe rënies së murit të Berlinit. Rikthimit me votën e lirë më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit të Donald Trump në fronin kryesor, në Shtëpinë e Bardhë.
Siç e shikoni në këtë ekspozitë, Avni Delvina ka një frymëzim sa tokësor aq dhe hyjnor. Por në mënyrë të pa mohueshme, rikthimi dhe inaugurimi i Donald Trump si president i 47 i SHBA-së, është një moment, sa hyjnor aq dhe tokësor.
Është hyjnor mbasi armiqtë e lirisë, përfaqësuesit e anëve më të zeza të njeriut dhe njerëzimit, marksistë-lelinistët, përtej marksistët, sorosianët ishin të angazhuar në një betim se Donald Trump nuk do të bëhej kurrë president i SHBA-së.
Zoti i shpëtoi atij jetën në 1 të shumtën e milimetrit dhe ky episod u përsërit edhe më vonë, përsëri Donald Trump arriti të fitojë me 5 nëntor si shpëtimtar i Amerikës, por të jemi realist si shpëtimtari i lirisë së botës.
Nuk mund të mohohet se pushtimi i fuqisë së SHBA-së nga ekstremi i majtë nga marksistë-lelinistë dhe post marksistët, sorosianët, përbënte një rrezik madhor për lirinë, familjen dhe identitetin njerëzor.
Marksi siç e dini në doktrinën e tij terroriste, parashikonte krijimin me çdo çmim të njeriut të ri. Xhorxh Soros e çoi dhe më tej doktrinën e Marksit, krijimin, ndërhyrjen në gjininë njerëzore, në vetë identitetin biologjik të njeriut.
Nëqoftëse Marksi mbeti në rrafshin e psikologjisë, Sorosi e shtriu atë përtej psikologjisë dhe vetë biologjinë e qenieve njerëzore.
Për fatin më të keq Shqipëria, njëlloj si dikur që ishte kopshti i lulëzuar eksperimental i stalinizmit, u shndërruar në këto vite në kopshtin e lulëzuar eksperimental të monstrës së njerëzimit që quhet, Xhorxh Soros.
Flamuri i ekstremit të majtë amerikan ishte flamuri i censurës dhe kjo përbënte një kërcënim të jashtëzakonshëm për lirinë e botës.
Ne që kemi përjetuar diktaturën e kemi të qartë se gjithçka fillon me luftën kundër fjalës. Ekstremi i majtë në SHBA arriti ta shndërrojë censurën në politikë zyrtare ta imponojë atë në mbarë botën. Të krijohen zyrat e censurës, të krijohen komisionet e censurës.
Po kështu u krijuan drejtësitë njëlloj si në diktaturat totalitariste, të cilat duhet të përdoreshin sipas shembullit të SHBA-së, për burgosjen, ndëshkimin e kundërshtarëve politikë.
Pra u rikthye një moto, por tani në kushte të tjera të cilën e pa përshkruar me aq mjeshtëri At Zef Pllumi në librin e tij; Pas nesh, do jemi ne, nuk ka më alternativë“-u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA