Ministri i Jashtëm i Danimarkës ka reaguar pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump përsëriti dëshirën e tij për të blerë Groenlandën në një nga fjalimet e tij.
“Nuk mundesh ta marrësh Groenlandën vetëm sepse doni ju. Sigurisht që nuk mund të kemi një rend botëror ku shtetet e mëdha, pavarësisht se si quhen, mund të marrin çdo gjë që duan”, tha ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen pas fjalëve të Trump për blerjen e saj.
Løkke Rasmussen tha se ishte veçanërisht i shqetësuar për “retorikën” e presidentit të ri rreth zgjerimin të SHBA-së përtej territoreve të tanishme.
Mediat daneze raportuan se një seri bisedimesh urgjente me politikanë dhe drejtues biznesi u mbajtën gjatë gjithë ditës së sotme. Ndërkohë qeveria daneze po shqyrton përgjigjen e saj ndaj komenteve të djeshme të Trump për Groenlandën në një nga fjalimet e inaugurimit.
“Groenlanda është një vend i mrekullueshëm, na duhet për siguri ndërkombëtare”, tha Trump në një nga fjalimet e djeshme.
Top Channel