Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe raporti me Kosovën, ish-prokurori Hajdari: Kurti me sjellje të ‘akullt’, por do të ‘shkrijë’

21/01/2025 14:46

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ishte i ftuar këtë mesditë në “Shqipëria Live” në Top Channel, për të folur për inaugurimin e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Ai u ndal te zgjedhjet në Kosovë dhe mënyra e komunikimit apo bashkëpunimit që Albin Kurti ka zgjedhur të ketë me partnerët ndërkombëtarë. Ai tha se Kurti për nga raporti që ka zgjedhur të ketë me këta faktorë ka qenë i akullt, por që sipas tij do të ‘shkrijë’.

“Zoti Kurti për nga sjellja po i ngjan Groenlandës, i akullt me të gjithë, me partnerët ndërkombëtar, me faktorin e jashtëm në rajon, mungesë komunikimi të sinqertë me kryeministrin e Shqipërisë. Kam përshtypje që për shkaqet e veta, edhe ky do të shkrijë. E ardhmja e SHBA është bashkëpunimi i fortë dhe i sinqertë me Europën. Kurti mbeti vetëm, sepse zgjodhi të mbetet vetëm”, u shpreh ai.

Por a do të ketë heqje të nongratave për personazhet shqiptare me Trump në krye të SHBA?

“Trump përmes gjërave që do të ndryshojë për shoqërinë amerikane, për sa i përket nongratave deri tani SHBA ka protokoll strikt që kush është bërë nongrata nuk i është hequr, vetëm Papandreu. Unë pres t’ia shoh hajrin politikës amerikane më shumë për Kosovën sesa për Shqipërinë.  Për Shqipërinë ato që pretendojnë që janë të djathtë në Shqipëri, ta krijojnë të djathtën, referencën e kanë Trumpin”, shtoi ai më tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA