Kryeministri Edi Rama takoi Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë dhe Politikën Publike të TikTokut për Europën gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Ai zbuloi detaje nga takimi, duke paralajmëruar rihapjen e aplikacionit TikTok në një periudhë më të arsyeshme.
Rama u shpreh se me Grahn u diskutuan shqetësimet që e çuan Shqipërinë në vendimin e mbylljes së përkohshme të aplikacionit.
“Davos, Forumi Ekonomik Botëror – Me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë&Politikën Publike të TikTokut për Europën, shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë. Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive, ku vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë”, shkruan Rama.
Top Channel