“Na prenë në besë”, xhaxhai i Aleks Nikës flet për TCH: Kemi besim te drejtësia, por kërkojmë përshpejtim të hetimeve

21/01/2025 16:18

Mark Nika xhaxhai Aleks Nikës, i vrarë si sot 14 vite ma parë në bulevard, u shndërrua në forcën udhëheqëse të familjes Nika për të kërkuar drejtësi.

Për të ishte viti i 13 duke udhëtuar nga Lezha e ardhur në Tiranë për të përkujtuar nipin.

Pak përpara se të futej në kryeministri për t’ju bashkuar familjeve të tre viktimave të tjerë gazetari Top Channel Muhamed Veliu bashkëbisedoi me Mark Nikën i cili nuk e fsheh zemërimin për drejtësinë për të cilën thotë se nuk bënë drejtësi por “i prenë në besë”, por shton se kanë besim te SPAK dhe kërkojnë vetëm që të përshpejtohen veprimet dhe çështja të shkojë sa më parë në gjyq.

Si u gjen ky 21 Janar, ndërkohë që gjatë gjithë kohës keni insistuar që këtë çështje duhet ta hetojë SPAK?

Xhaxhai: Ne jemi optimist sepse Gjykata e Strasburgut ka urdhëruar drejtësinë shqiptarë që të hetojë në mënyrë të gjithanshme me objektivitet si masakër shtetërore. Ne kemi informacione, pasi jemi dhe palë në çështje, ku po kryhen veprimet sipas një metodike, dhe ma do mendja që SPAK do të çojë deri në fund. Nga SPAK kërkojmë që ta përshpejtojë hetimin, na rëndon nëse do vonohet më shumë si hetim. Në dorën tonë kemi dhe një kasetë audioregjistrimi ku është zbërthyer ngjarja.

Ju po hyni sot nga kjo hyrje ku 14 vjet më parë ishin stacionuar forcat e gardës së republikës, çfarë ndjesie ju jep?

Xhaxhai: Na kujton vrasjen e Aleksit dhe shokëve të tij, që erdhën vetëm për të protestuar drejtësi. Kur shohim vendin që është vrarë Aleksi na dridhet trupi.

Si kanë qenë këto 14 vite për babanë dhe vajzat e Aleksit?

Xhaxhai: Kanë shpresuar dhe shpresojnë te drejtësia, Nuk e kanë humbur besimin te drejtësia, pavarësisht se ajo nuk ishte në favorin tonë, na preu ne besë, por ne presim që çështja të shkojë në gjyq sa më shpejt.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA