Milani zgjodhi Walkerin, Marcus Rashford pranë transferimit te gjiganti europian

21/01/2025 17:00

Marcus Rashford ishte shumë pranë një kalimi te Milani pak ditë më parë, por në mundësi për të transferuar vetëm një lojtar anglez, kuqezinjtë zgjodhën Kylie Walker.

Sulmuesi i Manchester United nisi menjëherë punën për të kërkuar një klub të ri, teksa atë duket se e pret Barcelona.

Siç raporton eksperti i merkatos, David Ornstein, anglezi 27-vjeçar po e mendon transferimin në Katalunjë, teksa akordi pritet të arrihet shumë shpejt.

Nga ana tjetër, në Angli raportojnë për një kalim të mundshëm te Monaco.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA