Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli për marrëdhënien e Evropës me SHBA tani që Donald Trump ka marrë detyrën si president.
Me Donald Trump përsëri në Shtëpinë e Bardhë, shumë shtete po pyesin se si do të duken marrëdhëniet e tyre me Uashingtonin, tha Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Duke folur nga Forumi Ekonomik Botëror në Zvicër, udhëheqësi ukrainas deklaroi se ndërsa Shtetet e Bashkuara janë një aleat “i domosdoshëm” për Evropën, marrëdhënia mund të mos jetë plotësisht reciproke.
“A do ta vërejë presidenti Trump Evropën? A e sheh NATO-n si të nevojshme dhe a do të respektojë institucionet e BE-së? Evropa nuk mund të jetë e dyta apo e treta në radhë si aleat i saj”, tha Zelensky.
Ai shtoi se Evropa duhet të mësojë se si të kujdeset plotësisht për veten në mënyrë që bota të mos e injorojë.
Udhëheqësi ukrainas u kërkoi gjithashtu shteteve evropiane që të qëndrojnë së bashku për t’u përballuar me kërcënimet nga Rusia dhe Irani, duke vënë në dukje madhësinë e ushtrisë ruse krahas shteteve të tjera evropiane dhe duke shtuar se asnjë vend evropian nuk mund t’i bëjë ballë Rusisë vetëm.
Top Channel