Ish-kryebashkiaku i Shkodrës paraqitet në SPAK
21/01/2025 15:44
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia paraqitet në SPAK, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së tij në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Kjo nuk është hera e parë që ai paraqitet në SPAK, ku më 24 dhjetor të vitit që lamë pas ai dha deklarimet e tij mbi detyrën qe ka mbajtur si kryetar bashkie në Shkodër.
Top Channel