Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) njoftoi se 897 kamionë me ndihma humanitare hynë sot në Rripin e Gazës.
Kjo është dita e tretë e armëpushimit midis Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit.
Sulmi i Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023 shkaktoi luftën 15-mujore të shtetit hebre kundër lëvizjes islamike palestineze që sundon Rripin e Gazës.
Marrëveshja midis Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve u ndërmjetësua nga Katari, Egjipti dhe SHBA javën e kaluar.
Izraeli ka refuzuar që Hamasi të ketë rol qeverisës në Gaza pas luftës, por është po aq kundër qeverisjes nga Autoriteti Palestinez, një organ i krijuar pas Marrëveshjes së Paqes së Oslos të vitit 1993.
Top Channel