Biden fali anëtarët e familjes, Trump “hedh helmin”: Atëherë, paskan qenë fajtorë?!

21/01/2025 14:25

Vetëm pak minuta pasi nënshkroi dekretin që falte rreth 1.500 persona të akuzuar për vepra penale lidhur me sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol, president ii SHBA-së Donald Trump e ktheu vëmendjen nga anëtarët e familjes së Joe Bidenit.

Pak përpara se të dorëzonte detyrën, demokrati  fali anëtarë të familjes së tij, që nuk janë nën hetim, duke përfshirë vëllain e tij, James Biden, bashkëshorten e zotit James Biden, Sara Biden; motrën e tij, Valerie Biden Oëwens; bashkëshortin e zonjës Valerie, John Owens; dhe vëllain e tij, Francis Biden.

Vendimi i mbron ata nga mundësia e përballjes me hetime ose akuza në të ardhmen. Por Trump e fshikulloi këtë vendim të Bidenit, duke thënë se kjo lëvizje e tij, e ndërmarrë e aq nxitim përpara se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, nënkupton se ndoshta, ata mund të kenë qenë vërtet fajtorë.

“Familja ime u është nënshtruar sulmeve dhe kërcënimeve të pandërprera, të motivuara vetëm nga dëshira për të më goditur mua, lloji më i keq i politikës partiake. Fatkeqësisht, nuk kam asnjë arsye të besojë se këto sulme do të marrin fund”, thuhet në deklaratën e zotit Biden.

“Lëshimi i këtyre faljeve nuk duhet të gabohet për pranim të fajësisë dhe nuk duhet të keqinterpretohet si pranim i fajit për ndonjë vepër”.

Bideni u përball edhe muajin e kaluar me një rrebesh kritikash për faljen e djalit të tij, Hunter, të përballur me një sërë problemesh me drejtësinë, edhe pse më përpara ishte zotuar të mos e bënte një gjë të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA