BE dhe Kina me sytë nga Trump/ Von Der Leyen flet për dialog me SHBA, zyrtarët kinezë: Nuk ka fitues nga lufta tregtare

21/01/2025 19:50

Udhëheqësit e Bashkimit Europian, Gjermanisë dhe Kinës mbrojtën me radhë bashkëpunimin global në samitin e Davosit ndërsa hija e luftërave të reja tregtare po afrohet pas kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Vetë Trump do flasë online në këtë forum. Në fjalimet e tyre, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, zëvendëskryeministri kinez Ding Xuexiang dhe kancelari gjerman Olaf Scholz ofruan vizione të botës që janë të kundërta me ato të Trumpit të vetëshpallur që e do tarifën.

“Proteksionizmi nuk të çon askund dhe nuk ka fitues në një luftë tregtare,” tha Ding, pa përmendur drejtpërdrejt Trumpin.

Trump kërcënoi njw ditw mw parw se do të vendosë tarifa nëse Pekini refuzon propozimin për të shitur aplikacionin TikTok.

Pekini, po merr një qasje të kujdesshme ndaj Trump, tha pas kërcënimit të TikTok se shpresonte që Shtetet e Bashkuara të siguronin një mjedis të drejtë biznesi për firmat kineze.

Ndërkohë, von der Leyen mori një ton pajtues, duke thënë se “përparësia e parë e BE-së do të jetë angazhimi i hershëm, diskutimi i interesave të përbashkëta dhe gatishmëria për të negociuar” me Trump.

Ne do të jemi pragmatikë, por do të qëndrojmë gjithmonë pranë parimeve tona, për të mbrojtur interesat tona dhe për të mbështetur vlerat tona”, tha ajo duke shtuar se Evropa “duhet të angazhohet në mënyrë konstruktive me Kinën – për të gjetur zgjidhje në interesin e ndërsjellë pavarësisht nga përshkallëzimi i tensioneve tregtare midis të dyjave.

Brukseli provokoi zemërimin e Pekinit me hetimet që synojnë subvencionet shtetërore në sektorin e teknologjisë së gjelbër, si dhe vendosjen e tarifave për makinat elektrike kineze.

Në një referencë të fshehtë ndaj masave të Bashkimit Evropian, Ding paralajmëroi kundër “ngritjes së barrierave të gjelbra që mund të prishin bashkëpunimin normal ekonomik dhe tregtar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA