Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, ka sjellë 42 sezone spektakolare, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm.
Mbi 1000 shfaqjeve ndër 20 vite dhe mijëra e mijëra orëve, mbushur me të qeshura dhe duartrokitje, 42 sezone kanë sjellë simbolikën e madhe të semaforit ngjyrë portokalli, i cili prej vitesh na mban në dilemën e ndalimit apo të ecjes përpara. Aktorëve më të shquar të humorit shqiptar i janë bashkuar emra dhe personazhe të rinj, që me batutat dhe historitë e tyre, janë bërë pjesë gazmore. Në skenën dhe ekranin e Top Channel ndodh e qeshura!
43 ditë, 43 sezone të jashtëzakonshme “Portokalli”! Ju risjellim në kujtesë një skeç nga sezoni i dytë. 10 tetor 2004, Agron Llakaj dhe Bes Kallaku sollën skeçin “Anës Lumenjve”, me batuta që spikasin duke e bërë këtë skeç nga më gazmorët deri sot.
Top Channel