Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi takim me qytetarët në Gjirokastër, me rastin e 34-vjetorit të themelimit të PD-së.
Ai u shpreh se ata të cilët do të marrin minimumin jetik, do t’ju kthehet mbrapsht TVSH-ja, që sipas tij është sa 3 pensione mujore.
“Në tre muajt e parë vendoset minimumi jetik, 200 euro. Nuk ka shqiptarë, të papunë, pensionistë, me ndihmë ekomomike, cilido qoftë ai, që nuk do të marrë në muaj 200 euro. Me 200 euro, se ju e dini, ne zhdukim mjerimin. Nuk ka mjerim me 200 euro për frymë.
Së dyti, rrogë minimale nuk mund të ketë në Shqipëri, ndën 500 euro. Garantoj sipërmarrësit se pasojat e rritjes së kësaj rroge në 500 euro, do të kompensohen qindarkë për qindarkë nga shteti me ulje taksash dhe stimuj të tjerë.
Nuk mjaftojnë këto, janë vetëm fillimi.
Të gjithë ata të cilët do të marrin minimumin jetik, do të ju kthehet mbrapsh TVSH–ja e ushqimeve, e mallrave bazë, e cila është sa 3 pensioneve. Pra një pensionist që merr 12 pensione, do të marrë realisht 15 pensione.
Nuk do të ketë kurrë më naftë me këto çmime stratosferike në Shqipëri. Nafta nuk do të mund të shitet në këtë vend, me lëvizje më të mëdha se 10% me çmimin e naftës në Kosovë dhe Maqedoni”, ka deklaruar Berisha.
Top Channel