Ruajtësit e traditës në Elbasan, punimet tradicionale më të preferuarat nga emigrantët
21/01 12:43
“Ëndërr në Papafingo”, komedia e zezë e regjisorit Leka Bungo, pas suksesit në teatrin e Bylisit në Fier, rikthehet me tri ditë radhë shfaqje në teatrin “Skampa” të Elbasanit.
Shfaqja sjell realitetin e viteve ‘70 dhe përmes satirës, përcjell mesazhe për një kohë që nuk duhet të kthehet më.
Personazhet përpiqen të përfitojnë përmes biografisë, ndërsa protagonistja lufton për lirinë. Situatat që mbajnë mbërthyer publikun në teatër, prekin dhe problemet e sotme të shoqërisë shqiptare.
Komedia, që vjen me një kast të përzgjedhur aktorësh është bashkëpunim i teatrit Bylis dhe Skampa.
Top Channel