Është rënduar situata e reshjeve të dendura të dëborës shoqëruar me stuhi të fortë.

Korrespondenti i Top Channel Dëfrim Karaj bën me dije se janë bllokuar njësitë administrative të bashkisë Bulqizë.

Bllokime të herë pas hershme vijonë edhe në aksin nacional Bulqizë-Peshkopi ,Bulqizë-Tiranë për shkak të reshjeve dhe stuhisë së fortë.

Policia bën thirrje drejtueseve të automjete të mos lëvizin gjatë natës pasi situata është shumë e rënduar.

Aktualisht trashësia e dëborës në qytet ka arritur 30 centimetra, ndërsa në njësitë administrative vijon nga 40 centimetra deri në 70 centimetra në zonat e thella!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA