Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos është përkeqësuar ndjeshëm mbrëmjen e djeshme.

Korrespondenti i Top Channel në Greqi Artur Bibe bën me dije se ai ka dalë nga salla e operacionit dhe aktualisht ndodhet në intubim.

Mjekët i hoqën një pjesë të zonës  ku ishte hemorragjia.

“Fortlumturia e tij, Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas iu nënshtrua një operacioni për të trajtuar një episod gjakderdhjeje dhe u intubua sërish. 48 orët e ardhshme konsiderohen kritike”, shkruhet në reagimin zyrtar të spitalit grek.

Primatët e Kishave Orthodhokse të botës luten për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas.

Në këto ditë të vështira për shëndetin e Kryepiskopit Anastas, Primatët e Kishave Orthodhokse në mbarë botën, Episkopë, klerikë, besimtarë të shumtë kanë dërguar letra ku luten nxehtësisht për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA