Avioni me 181 pasagjerë përplaset me gardhin në aeroportin në Korenë e Jugut, 28 viktima

29/12/2024 02:13

Një avion me 175 pasagjerë dhe gjashtë stjuardesa ka dalë nga pista dhe është përplasur me një gardh në Korenë e Jugut, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap të dielën.

Yonhap raportoi se deri tani janë njoftuar 28 viktima dhe se po vazhdojnë operacionet e shpëtimit nga fluturimi 2216 i Jeju Air nga Bangkoku.

Re të mëdha tymi mund të shiheshin duke u ngritur në qiell në disa pamje, të paverifikuara, që po qarkullojnë në rrjetet sociale.

Shërbimet emergjente morën thirrjen në aeroportin ndërkombëtar Muan në provincën Jeolla e Jugut rreth orës 9 të mëngjesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA