Bagëti e Bujqësi/ Kali nga Vithkuqi mban emrin e banorit BBV, çudit fermeri: Më marrin mësysh kalin

28/12/2024 15:57

Bagëti e Bujqësi kësaj herë u ndal në një fshat të mrekullueshëm.

Gazetarja e emisionit Rudina Muça do të tregojë dashurinë e banorëve të fshatit që kanë për kafshët shtëpiake.

Fshati Vithkuq i Korçës dikur ka pas mbi 250 shtëpi, ndërsa sot vetëm 120 familje jetojnë të ndara në tre lagje. Në Vithkuq banorët besnik  janë ata të moshuarit që janë lindur e rritur aty këta njerëz jo vetëm që kanë dashuri të madhe për fshatin por edhe për kafshët. Madje ata besojnë në besëtytni për këtë arsye kuajve i vendosin një medaljon në ballë që mos ti marrin mësysh. Madje u vendosin dhe emër kafshëve e kësaj herë ky kal 15 vjeçar mban emrin e ish-banorit të BRV.

Rudina Muça, Gazetarja: Fshati Vithkuq, është shumë i pasur me ujë, mendohet që ai ka mbi 100 kroje dhe për këtë arsye në fshat ka disa çezme të cilat u shërbejnë banorëve dhe kafshëve.

“Ky është kali im është 15 vjeç është i zgjuar, i urtë dhe besnik. E ka emrin Bjordi e pëlqeja shumë atë djalin e Big Brotherit dhe ia vendosa kalit se është i dashur si ai. Madje i kam vënë dhe një medalje në ballë se marrin mësysh këta banorët e fshatit. Kalin do ta mbaj sa të kem jetën.”, shprehet banori i zonës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA