Një aksident me vdekje ka ndodhur në Durrës, ku një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.

I aksidentuari është konstatuar se ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa automjeti që e ka përplasur nuk ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë, por është larguar.

Viktima është një 40-vjeçar, që dyshohet paraprakisht se është goditur nga një kamion.

Në atë aks rrugor mungon ndriçimi dhe nuk ka as trotuar, as vendkalim për biçikleta.

Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe njëkohësisht gjetjen e drejtuesit të mjetit.

“Rreth orës 17:30, në lagjen 15 Durrës, një automjet ende i pa identifikuar, ka përplasur biçiklistin shtetasin P. N., 40 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi P. N.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vëndi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA