23/01 21:38
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reaguar pas ngjarjes ku sulmet ruse dëmtuan ambasadën shqiptare në Kiev.
Në një reagim në ‘Facebook’, Majko “zbërthen” mesazhin që fshihet pas sulmit që dëmtoi edhe pesë ambasada të tjera atje.
Deputeti shkruan se “politika ruse si rregull nuk bën asgjë gabimisht duke nënkuptuar se sulmi ndaj godinës ku ndodhet Ambasada shqiptare është është një përkujtim se çdo gjë e ka një çmim”.
“Sulm i ushtrisë ruse ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev…
Politika ruse, si rregull, nuk bën asgjë, gabimisht! Ajo të kujton, në mënyrën e vet, se çdo gjë ka çmim! (shënim nga Prishtina)” – shkruan Majko.
Top Channel