Rezultoi pozitiv në testin e dopingut, futbollisti i Chelseat rrezikon katër vite pezullim

17/12/2024 11:54

Futbollisti i Chelseat, Mykhailo Mudryk rezultoi pozitiv në një test dopingu.

Ukrainasi rrezikon deri në 4 vite pezullim nga futbolli. Lajmi është publikuar nga portali ukrainas Tribuna.

Sipas raportimeve, kampioni i parë i testit të sulmuesit të Chelseat, i kryer tetorin e kaluar, përmbante një substancë të ndaluar. Lojtari do të duhet t’i nënshtrohet analizës së një kampioni B dhe nëse kjo gjithashtu rezulton pozitive, Mudryk do të rrezikonte një pezullim deri në katër vjet.

Vetë futbollisti mohon rezultatin e testit, ku thotë se “e di që nuk kam bërë asgjë të gabuar dhe vazhdoj të shpresoj të kthehem në fushë sa më shpejt të jetë e mundur.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA