Deputetja Monika Kryemadhi paralajmëroi se do të ndjekë precedentin e ish-kryeministrit Berisha dhe do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese mbi qëndrimin nëse duhej apo jo të caktohej masë detyrim paraqitje pa u pyetur njëherë Këshilli i Mandateve.
Kjo deklaratë u dha në mbyllje të seancës për vlerësimi e sekuestros preventive, ku u shfuqizua sekuestro ndaj pasurisë të së ëmës dhe u la në fuqi sekuestro ndaj banesës së Kryemadhit.
Kryemadhi: Me datë 6 dhjetor u mor vendimi, kemi 35 ditë kohë që të bëjmë rekursin në Gjykatë të Lartë. Për masën time të sigurisë po pres të zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të doktor Berishës se janë të lidhura me statusin e deputetit.
Apeli i Posaçëm vendosi që të pranojë pjesërisht kërkesën e deputetes Monika Kryemadhi për rikthimin e dy vilave të sekuestruara.
Gjykata vendosi që t’i rikthejë banesën vetëm mamasë së saj, Fatime Kryemadhit, ndërsa deputetes jo.
Ndërkohë në arrest me burg vazhdon ish presidenti Ilir Meta.
Top Channel