Reflektim për Parashqevi Simakun, akademiket Budina dhe Godole: Mbështetje jo vetëm në kuadrin emocional

17/12/2024 19:47

Mungesa e gjatë në hapësirën shqiptare, largësia si dhe padijenia për karrierën e Parashqevi Simakut e bëjnë të pashmangshëm zhurmën e krijuar për të, vlerësojnë studiuesit e komunikimit.

Për dekanen e shkencave humane Belina Budini ky trazim publik është i natyrshëm dhe ka kapërcyer botën digjitale.

Ndërsa pedagogia Jonila Godole mendon se vlerat muzikore si dhe ndjeshmëria ndaj këngëtares në nevojë nuk duhen ngatërruar me kontributin e saj pas diktaturës.

Për atë pjesë të popullsisë  futem dhe unë që e ka përjetuar diktaturën komuniste  dhe atë kemi qenë në një rol ajo ka qenë këngëtare, por pas asaj si kanë evolua kohët si ka qenë reflektimi i saj çfarë ka bërë . Thjesht më interesoi të dija pak  më shumë informacione. Për fat të keq media nuk u mor me informacione më të plota se çfarë ka për Parashqevi Simakun  në këto vite, por u morën më tepër me një video.  Pra ramë thjeshtë në viktimizim të personit, pastaj doli nostalgjia për të shkuarën,  për këngët. Kur nuk e prisja fare pashë qëndrimin e saj ndaj figurave të diktaturës  dhe postimet e saj me një adhurim të jashtëzakonshëm për atë kohë!”-u shpreh Jonila Godole-pedagoge Fakulteti i Gazetarisë, UT.

“Befasimi ishte elementi i parë që e ushqeu këtë përmasë  edhe duke e mohuar madje fillimisht që nuk është ajo. Nga kjo përmasë e adhurimit që ekzistonte  për këtë figurë  por edhe nga fakti që rrjetet sociale krijojnë tashmë një agjendë të tyren  dhe është e pamundur që ti kontrollosh pasi ushqehen nga emocionet dhe ndjesitë e njerëzve. Nuk e kemi më rolin e ruatjes të opinionit publik tek media tradicionale. Kështu që dhe këto akuza që i bëhen medias mua më duken të pakuptueshme. Ashtu sikurse janë të pakuptueshme që nga njëra anë ushqehen dhe flasin vetë për personazhin  e nga ana tjetër flasin për të tjerët se përse e bëjnë këtë”- u shpreh Belina Budini- Dekane e Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, UET.

Por akademiket theksojnë se rasti i vëmendjes ndaj Parashqevi Simakut nuk duhet të ngelet vetëm në kuadrin emocional; por të shtrihet në një lëvizje reflektimi për shoqërinë si dhe mënyrën e trajtimit të artistëve pa emra të përveçëm…

“Media ka krijuar solidaritet dhe ky solidaritet ndryshoi trajektoren dhe ecurinë e gjërave . Momenti i befasisë ka kaluar. Tani mënyra se si do të ndiqet është e rëndësishme: nëse do të shndërrohet thjeshtë siç janë  gjyqet popullore masive  që zhvillohen kudo me natyra pak gossip  kjo do e bëjë problematike  gjithë këtë ecuri të ngjarjes në sy të opinionit publik. Tani është momenti të bëjmë një analizë  si ti qasemi braktisjes së figurave  të rëndësishme të artit  dhe të kulturës në Shqipëri…”- shton Budini.

“Shoqëria duhet të mbështesi më të dobëtin , atë që ka nevojë  për këtë biem dakord. Por ne si shoqëri nxitojmë për të gjykuar për të qenë emocionale ndaj gjërave, por nuk ndalojmë për të reflektuar se kush është kontributi real në shoqëri dhe i shumë figurave të së shkuarës”-shton Godole.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA