PD reagon pas deklaratës së ambasadës së SHBA: Takuam Van Horn dhe ngritëm shqetësimin e përdorimit të pushtetit në zgjedhje, kërkuam qeveri teknike

17/12/2024 11:36

E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA, Nancy Van Horn, ka zhvilluar një takim me një grup  deputetësh të PD pak ditë më parë.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se në takim kanë marrë pjesë deputetët; Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Tomorr Alizoti, Helidon Bushati dhe Kreshnik Çollaku.

Opozita ngriti shqetësim për zgjedhjet, përdorimin e pushtetit, ndikimin ne procesin elektoral, ndikimin e krimit te organizuar, hapësirën e opozitës ne kuvend, uzurpimin e çdo hapësire legjislative, pavarësinë e institucioneve veçanërisht te drejtësisë, dhe nevojën për Qeveri Teknike!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA