Hetimi pasuror për Asllan Dogjanin/ Dorëzoi raport mjekësor, shtyhet seanca për deputetin e PD
17/12/2024 15:25
Seanca paraprake për deputetin Asllan Dogjani u shty.
Gazetarja Anila Hoxha, njoftoi më herët se burime të Gjykatës së Posaçme i kanë konfirmuar se deputeti ka dorëzuar një raport mjekësor, në të cilin bën me dije gjykatën se e ka të pamundur të jetë i pranishëm, pasi ka probleme shëndetësore.
Pas hetimeve të SPAK, deputeti është nën akuzë për deklarim të rremë të pasurisë, që është blerja e një apartamenti 120 metra katrorë në Tiranë dhe që sipas prokurorisë ndonëse e kishte deklaruar se do ta blinte në këmbim të konsulencave, në të vërtetë ka dyshime e ka blerë me para cash.
Top Channel