Turqia e Gjermania dënojnë planet e Izraelit për të populluar territorin Golan të pushtuar nga Siria (fotot)

16/12/2024 17:19

Ankaraja tha sot se planet minojnë rëndë përpjekjet për të sjellë stabilitet në Siri pas rënies së Bashar al-Assad.

Zyrtarët shtonin se dyfishimi planifikuar i popullsisë në Lartësitë Golan në jugperëndim të Sirisë është një “tentativë zgjerimi të kufijve” në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar është gjithnjë e më kritik ndaj veprimeve të Izraelit në Palestinë dhe me fqinjët e tjerë.

Izraeli ka pushtuar dy të tretat e Lartësive Golan nga Siria gjatë luftës “gjashtë-ditore” në vitin 1967 por javës që shkoi zhvendosi trupat përtej asaj që njihet si “zona e demilitarizuar’ në tokën e pushtuar.

Izraeli ka thënë se pozicionet e tij në Siri janë ‘të përkohshme’, por në deklaratat e fundit shihet se ky qëndrim po ndryshon, shkruan rrjeti The Guardian.

Zyrtarët tashmë sinjalizojnë se pozicionet e reja do të mbeten në vend dhe të dielën kryeministri Benjamin Netanyahu tha se aprovoi planin e dyfishimit të kolonive izraelite në Lartësitë Golan.

Deklarata u dënua nga Turqia, teksa ministria e jashtme tha: “Kjo është një fazë e re e zgjerimi të kufijve të Izraelit me anë të pushtimit. Avancimet izraelite shkelin marrëveshjen e ndalimit të konfliktit në 1974, me avancimet tokësore dhe sulmet ajrore në Siri.”

Komuniteti ndërkombëtar nuk e njeh aneksimin e territorit nga Izraelit në 1981 por administrata Trump e njohu atë në 2019. Rreth 50,000 kolonë izraelitë jetojnë tashmë në tokën e aneksuar.

Ministria e jashtme gjermane gjithashtu dënonte lëvizjen teksa zëdhënësi i saj Christian Wagner, tha sot se “ligji ndërkombëtar tregon qartë se territori i përket Sirisë dhe se Izraeli është një fuqi pushtuese”.

Wagner shtonte se “është absolutisht kritike që të gjithë aktorët në rajon të llogarisin integritetin territorial të Sirisë në këtë fazë delikate”.

Grupi monitorues Observatori për të Drejtat e Njeriut tha se ushtria izraelite në Siri ka goditur rëndë magazina dhe objekte ushtarake në bregdetin e Sirisë, në sulmet më të dhunshme që prej vitit 2012./The Guardian/

FOTO GALERI
1/2
Harta e territoreve te pushtuara nga Siria (TheGuardian)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA