“Lironi Luigi Mangione-n”/ Qëlloi me gjakftohtësi CEO-n e kompanisë së sigurimeve, vrasësi kthehet në hero

14/12/2024 11:27

Rrjeti gëlon sot nga memet dhe postimet në mbështetje të 26-vjeçarit Luigi Mangione, i akuzuar për vrasjen e CEO-s së UnitedHealthcare në Nju Jork.

Më shumë sesa një vrasës gjakftohtë, i riu 26-vjeçar tani po shihet si hero. Disa prej postimeve përmendnin edhe fizikun dhe pamjen e të riut të pashëm, duke treguar se ai mund të thirrej edhe në “Saturday Night Live”; të tjera mbërrinin deri aty sa të denonconin e madje edhe të kërcënonin personin që e kishte pikasur atë në një restorant të Pensilvanisë e kishte lajmëruar policinë.

Për guvernatorin demokrat të Pensilvanisë, Josh Shapiro, i cili për pak mund të kishte qenë kandidati për zëvendëspresident këtë vit, kjo mbështetje në rritje për atë që po përshkruhet si “drejtësi përmes vetëgjyqësisë”, ishte shqetësuese.

Rasti kurioz i viktimës Brian Thompson dhe njeriut që mendohet se shkrepi armën Luigi Mangione ka mahnitur dhe polarizuar një komb të ngopur me median.

E gjithë saga në vetvete, ofron një vështrim se si kaq shumë aspekte të ndryshme të jetës moderne amerikane mund të lidhen në një mënyrë kaq surreale – nga dhuna publike tek politika, nga kujdesi shëndetësor te humori.

“Ai ndërmori një veprim kundër korporatave private të sigurimeve shëndetësore. Ai është një martir italian trim. Në këtë vend, Luigi Mangione është një hero, e këtu mbyllet historia”, ka shkruar një person në platformën X. Ky postim ka marrë gati 2 milionë shikime.

26-vjeçari ndodhet aktualisht në një qeli burgu në Pensilvani ndërsa pret ekstradimin në Nju Jork nën akuzën e vrasjes.

Ka pak informacione të reja në dispozicion lidhur me motivimine mundshëm të gjestit te tij, edhe pse disa shënime që u gjetën në zotërimin e të riun nënkuptonin një urrejtje të madhe ndaj lakmisë së korporatave dhe një shprehje zemërimi ndaj kompanive “parazitare” të sigurimeve shëndetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA