Dy vjet pas skandalit të Katargate, bashkëshorti i ish-eurodeputetes greke Eva Kailit e cila u akuzua për korrupsion, Francesco Giorgi, foli për Corriere della Sera, duke theksuar: Sot, jeta ime ka ndryshuar shumë. Kaloj më shumë kohë për atë që ka vërtet rëndësi, vajzën time, familjen time dhe ekuilibrin tim të brendshëm. Jam i vendosur që e vërteta të mbizotërojë!
Francesco Giorgi iu referua edhe parave të gjetura në shtëpinë e tij, duke pretenduar se “nuk më përkisnin mua”, ndërsa theksoi se “të gjitha paratë e mia vijnë nga rroga”.
Ai pohoi gjithashtu se autoritetet në Belgjikë e shantazhuan se nëse nuk e akuzon gruan nuk do ta shohë më vajzën e tij, ndërsa akuzat dhe rrëfimet e Antonio Panzerit i cilësoi si “të pabaza”.
“Arrestimi ishte një tronditje, por nuk mund të thuash se një përvojë është negative vetëm nëse mund ta kthesh në diçka që të jep forcë. Edhe në situatat më të këqija mund të ketë një mundësi… Drejtësia belge më pengoi të flas në shtyp nën kërcënimin e arrestit, për herë të parë mund t’i përgjigjem të gjitha spekulimeve dhe gënjeshtrave duke thënë se paratë nuk ishin të miat dhe se nuk kishte korrupsion. Dokumentet e vërtetojnë këtë”, tha ia.
“Unë e kuptoj që perspektiva e parave mund të duket e pazakontë. Por e pazakontë nuk do të thotë e paligjshme. Kam qenë asistent i Panzerit për më shumë se 10 vjet. Gjithashtu vazhdova ta ndihmoja si vullnetar në një OJQ. Kur ndodhi grusht shteti i Talibanëve në Afganistan, ne arritëm të evakuonim disa gra dhe aktiviste, jeta e të cilëve ishte në rrezik. Ky lloj biznesi nuk bëhet me transferta të gjurmueshme. Të gjitha paratë e mia vijnë vetëm nga paga ime dhe gruaja ime nuk ishte në dijeni të çështjeve financiare të Antonio Panzerit”, ka deklaruar bashkëshorti i ish-eurodeputetes greke.
Top Channel