Pësoi kolaps në fushën e lojës/ Mesfushori i Fiorentinës del nga salla e operacionit, ja si paraqitet gjendja e tij

10/12/2024 11:06

Edoardo Bove, siç pritej, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale mëngjesin e sotëm për vendosjen e defibrilatorit nënlëkuror.

Operacioni është kryer në repartin e aritmologjisë të spitalit fiorentin në Careggi ku mesfushori 22-vjeçar i Fiorentinës ndodhet i shtruar që prej të mërkurës së kaluar pas kolapsit që pësoi në ndeshjen kundër Interit më 1 dhjetor.

Bove pritet të largohet nga spitali midis të enjtes dhe të shtunës. Sipas protokollit shëndetësor të spitalit, vendosja e një defibrilatori ka qenë e nevojshme për t’u lëshuar pasi Bove ka mbërritur në institucionin shëndetësor me një problem që rezultoi të ishte i natyrës kardiake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA