“Do të firmosim marrëveshjen e rëndësishme me Emiratet e Bashkuara”, Rama njofton planin: Duam të prodhojmë paratë në Shqipëri

10/12/2024 11:03

Gjatë fjalës së mbajtur këtë të martë në Konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, deklaroi se në javët e ardhshme pritet të firmoset një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara në lidhje gjurmimin e mallrave që futen në Shqipëri.

Rama tha se në ambicien e qeverisë është që në të ardhmen e afërt në vendin tonë të prodhohen letrat me vlerë.

“Për ta mbyllur me një produkt tjetër që do na lehtësojë shumë në gjurmimin e mallrave që hyjnë në Shqipëri, akcizës, jemi duke përgatitur dhe besoj që do ta firmosim javët e ardhshme një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara për të transformuar tërësisht letrat me vlerë. Ambicia jonë është që të prodhojmë paratë në vend, të gjitha llojet e letrave me vlerë”, tha ndër të tjrea Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA