Zhvillimet politike në Siri, rebelët i japin amnisti personelit ushtarak të regjistruar nën regjimin e Assad

09/12/2024 17:26

Rebelët sirianë kanë dhënë amnisti për të gjithë personelin ushtarak që u regjistrua gjatë sundimit të presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad, njoftuan rebelët në kanalin e tyre Telegram.

Më herët, Lama Fah, drejtor i Human Rights Watch për Lindjen e Mesme, i bëri thirrje udhëheqjes së re të Sirisë që të “bëjë një shkëputje të plotë dhe vendimtare me shtypjen dhe mosndëshkimin e së kaluarës”, raporton Al Jazeera.

Kujtojmë se Bashar al-Assad dhe familja e tij kanë përfituar azil politik në Rusi, ndërkohë Mohammed al-Bashir, u betua si kryeministër i përkohshëm në Siri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA