Sirianët në të gjithë botën po festojnë rënien e regjimit të Bashar al-Assad.
Që nga Turqia, Franca, Gjermania, Greqia apo Libani turma të mëdha njerëzish janë mbledhur duke festuar përmes thirrjeve nëpër sheshet kryesore të qyteteve.
Në Berlin apo Paris janë valëvitur flamujt e opozitës siriane.
Rebelët sirianë deklaruan se kanë rrëzuar nga pushteti presidentin Bashar al-Assad pasi morën kontrollin e Damaskut të dielën, duke e detyruar atë të ikte dhe duke i dhënë fund sundimit autokratik të familjes së tij pas më shumë se 14 vitesh luftë civile.
Rebelët i dhanë gjithashtu një goditje të madhe ndikimit të Rusisë dhe Iranit në Siri në zemër të rajonit – aleatë që kishin mbështetur al-Assadin gjatë periudhave kritike të konfliktit.
Sirianët dolën në rrugë të dielën duke festuar fundin e sundimit të hekurt 50 vjeçar të familjes Assad, pas një përparimi të befasishëm të rebelëve që në pak ditë arritën në kryeqytet duke ngritur tani pikëpyetje për të ardhmen e vendit dhe rajonit më të gjerë.
Turmat u mblodhën në sheshet qendrore të Damaskut duke valëvitur flamurin sirian, skena që ngjasonin me ditët e para të kryengritjes së Pranverës Arabe, përpara se të niste një shtypje brutale nga ana e qeverisë që e zhyti vendin në një luftë civile gati 14-vjeçare.
Të tjerë plaçkitën pallatin presidencial dhe rezidencën e familjes Assad pasi presidenti Bashar al-Assad dhe zyrtarë të tjerë të lartë u larguan nga vendi, ndërsa vendndodhja e tyre nuk dihet. Televizioni shtetëror sirian transmetoi një deklaratë video herët të dielën nga një grup rebelësh duke thënë se al-
Rebelët thanë se liruan personat e mbajtur në burgun famëkeq, ku grupet e të drejtave thonë se mijëra u torturuan dhe u vranë.
Bashar al-Assad sundoi Sirinë që nga viti 2000, kur trashëgoi pushtetin nga babai i tij.
Që nga viti 2011, ai mbikëqyri goditjen e lëvizjes demokratike që filloi me protesta paqësore.
Shtypja e protestave nga qeveria e Asadit u shndërrua në një nga luftërat më të përgjakshme të shekullit, duke vrarë qindra mijëra njerëz dhe duke zhvendosur miliona.
Top Channel