Mot i keq në Vlorë, era e fortë krijon probleme! Trageti Brindisi-Vlorë nuk ankorohet në port, mjetet e peshkimit pezullojnë punën

08/12/2024 11:20

Vlora pritet në orët në vijim të preket nga moti i përkeqësuar.

Kushtet atmosferike të rënduara kanë filluar prej mëngjesit të kësaj të diele ku era e fortë bregdetare po vazhdon prej orësh, raporton gazetari i Top Channel Mikel Marsi.

Më pas pritet të nisin dhe reshjet e shiut me intensitet mesatar deri në të lartë. Deri më tani nuk ka problematika.

Veçse trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë ka dal në Rad, në det të hapur, duke mos qëndruar i ankoruar në kalatat e portit detar.

Kjo për shkak të erës së fortë e cila mund të shkaktojë përplasje të tij me kalatat e portit dhe si rrjedhojë dëme të shumta materiale.

Lundrimi detar nuk është pezulluar për tragetet e linjës me Brindisin apo edhe për mjetet lundruese dhe ato të peshkimit.

Por mjetet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese nuk kanë dal në det pasi era me shpejtësi 20-25 metër për sekond e bënë të pamundur momentalisht lundrimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA