Ishte shpallur në kërkim për bashkëpunim në vrasjen për një vend e parkimi, vihet në pranga 22-vjeçari në Shkodër (Emri)

08/12/2024 10:33

Tashmë është vënë në pranga bashkëpunëtori i autorit të vrasjes së Vlter Fjerzës një vit më parë.

Në pranga është vënë 22-vjeçari Aleksandër Mhilli, banues në fshatin Hot i Ri, i cili shtatorin e vitit 2023 u bë bashkëpunëtor i 39-vjeçarit të arrestuar pak muaj më parë.

“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar ndaj 22 vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

22-vjeçari ishte shpallur në kërkim i dyshuar si bashkëpunëtor në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, jashtë një lokali, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi V.F.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet prerës (thikë) që e kishte me vete. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Valter Fjerza, 33 vjeç u vra mbrëmjen e 21 shtatorit 2023 në fshatin Hot i Ri të Shkodrës vetëm pak metra larg banesës së tij. I ri po shkonte me makinë në lokalin e fshatit pasi kishte mësuar se i vëllai, Kol Fjerza po konfliktohej me 5 djem të fisit Mhilli.

Sherri mes Kol Fjerzës dhe autorit të dyshuar, Klodian Mhilli kishte lindur për një vend parkimi. Ata kishin pasur edhe një konflikt të hershëm mes tyre, por viktima Valter Fjerza nuk ishte pjesë e konfliktit.

Lexo edhe: Vrasja në Hot të Ri për një vend parkimit, arrestohet në Shkodër 39-vjeçari për përkrahje të autorit dhe moskallëzim krimi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA