Dyshohet se kanë ushtruar prostitucion në Vlorë, e pësojnë katër vajza

08/12/2024 16:07

Tre shtetase me kombësi të ndryshme janë proceduar penalisht, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëra tjetrën kanë ushtruar prostitucion në qytetin e Vlorës.

Në njoftimin e policisë theksohet se ka nisur procedimin penal ndaj shtetaseve A. A., 24 vjeç, banuese në Moldavi, F. S., 34 vjeç, banuese në Kazakistan, M. G., 38 vjeç, banuese në Venezuelë, C. J., 33 vjeç, banuese në Medellin, Kolumbi.

“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë referoi materiale dhe nisi procedimin penal ndaj shtetaseve A. A., 24 vjeç, banuese në Moldavi, F. S., 34 vjeç, banuese në Kazakistan, M. G., 38 vjeç, banuese në Venezuelë, C. J., 33 vjeç, banuese në Medellin, Kolumbi. Këto shtetase dyshohen se, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë ushtruar prostitucion në Vlorë dhe kanë përfituar vlera të ndryshme monetare.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA