Dita Kombëtare e Rinisë, Ambasada Amerikane: Ata vazhdojnë tē formësojnë të ardhmen e Shqipërisë

08/12/2024 12:45

Ambasada Amerikanë ka dhënë mesazhin e saj për 8 dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë.

“Rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë”, shkruhet në postimin në Facebook.

“Sot Shqipëria feston Ditën Kombëtare të Rinisë, duke shënuar 34 vjet që kur studentët dhe të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës, duke shënuar rënien e tij dhe duke formësuar të ardhmen e kombit.

Më 8 dhjetor kujtojmë ata që luftuan për demokraci. Rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju ndërsa ecni përpara në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në BE”, shkruhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA